PROGRAMI MEVLANA
A jeni të interesuar të studioni në Turqi? Jeni duke kërkuar për mundësi shkëmbimi në universitetet turke? Kjo është mundësia juaj.
Universiteti i Tiranës është pjesë e Programit të Shkëmbimit MEVLANA. Ky program ka për qëllim shkëmbimin e studentëve dhe stafit akademik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Turqi dhe institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të tjera. Ai ka për qëllim të kontribuojë në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë dhe rritjen e ndërveprimit kulturor.
Me rregulloren e botuar më 23 gusht 2011 (nr: 28034), studentët dhe stafi akademik kanë mundësi shkëmbimi mes institucioneve të arsimit të lartë turk dhe institucioneve të arsimit të lartë të vendeve të tjera.
Universiteti i Tiranës ka nënshkruar një protokoll bilateral me Universitetin e Trakya-s, në Turqi. Studentët e nivelit Bachelor të Universitetit të Tiranës mund të shkëmbehen për një semestër në Universitetin e Trakya-s si dhe stafi akademik nga UT mund të përfitojë nga ky program për të dhënë leksione për dy javë në këtë universitet.
Nr. | Universiteti partner | Shteti | Vlefshmëria e marrëveshjes | Staf / Studentë | Fushat |
1 | Universiteti Alania Alaadin Keykubat | Turqi | 2021-2026 | Staf + studentë | Te gjitha fushat |
2 | Universiteti Bartin | Turqi | 2021-2026 | Staf + studentë | Gjuhë turke |
3 | Universiteti Aydin Adnan Menderes | Turqi | 2019-2024 | Staf + studentë | Te gjitha fushat |
Më poshtë ju do të gjeni thirrjet e hapura për aplikim për bursa dhe do të njiheni me procedurën dhe dokumentet e nevojshme për aplikim.
Universiteti i Tiranës ju fton të aplikoni dhe njëkohësisht ju uron suksese në aplikimin Tuaj.