NJOFTIM I UNIVERSITETIT TË TIRANËS 

NJOFTIM I UNIVERSITETIT TË TIRANËS

Universiteti i Tiranës, njofton se lajmi i dhënë sot mbasdite në disa media se “ ….është mbyllur zyrtarisht afati i rregjistrimit të kandidatëve për autoritetin drejtues Rektor dhe anëtarë të Senatit Akademik të UT”, nuk është aspak i vërtetë.

Universiteti i Tiranës njofton se Komisioni Institucional i Zgjedhjeve (KIZ) i UT, që do të administrojë të gjithë procesin zgjedhor në UT, nuk është krijuar akoma.

Pas daljes të Urdhërit nr.6 datë 30.06.2020 të Rektorit të UT, “Për shpalljen e ditës së fillimit të procesit zgjedhor dhe datën e përcaktuar nga ministri i arsimit, Sportit dhe Rinisë, për zgjedhjen e autoriteteve drejtuese dhe Senatit Akademik, të UT”, strukturat dhe organet përkatëse, po procedojnë për krijimin dhe miratimin e KIZ të UT, sipas përcaktimeve të nenit 6, pika 1 të Rregullores së Zgjedhjeve të UT.  

Universiteti i Tiranës, i kërkon mediave apo portaleve të ndryshme online, që përpara publikimit të lajmeve të tilla, për këtë institucion kaq rë rëndësishëm të arsimit të lartë në vend, të verifikojë burimin dhe vërtetësinë e lajmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *