Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në takimin e radhës Rektorët dhe koordinatorët e Aleancës Universitare UNINOVIS for L.I.F.E. - UNIVERSITETI I TIRANËS

Rektori i Universitetit të Tiranës Prof. Dr. Artan Hoxha mirëpriti në takimin e radhës Rektorët dhe koordinatorët e Aleancës Universitare UNINOVIS for L.I.F.E.

Nga data 8 deri në datën 12 janar 2024, Rektori i Universitetit të Tiranës mirëpriti në takimin e radhës Rektorët dhe koordinatorët e Aleancës Universitare UNINOVIS for L.I.F.E, e përbërë nga 7 universitete (Universiteti Sorbonne Paris Nord, Francë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara, Tampere Finlandë, Universiteti i Shkencave të Aplikuara Würzburg-Schweinfurt, Gjermani, Universiteti i Malagës, Spanjë, Universiteti i Campania-s “Luigi Vanvitelli”, Itali dhe Universiteti i Shkencave të Aplikuara i Kaunasit, Lituani. Aleanca UNINOVIS for L.I.F.E synon krijimin e universitetit të parë evropian në Data Sciences me një diploma të përbashkët si dhe programe të përbashkëta, TWIN program, microcredentials, excellence Hubs në fusha të aplikuara të të dhënave, për të qënë në një linjë me detyrimet që rrjedhin nga Direktivat e BE-së për të Dhënat (DATA). Gjatë kësaj jave u diskutua për ecurinë e Aleancës, aktivitetet e përbashkëta si dhe çështje që lidhen me qëndrueshmërinë e saj pas përfundimit të financimit të BE-së.