TESI – Training and Education in Social Innovation - UNIVERSITETI I TIRANËS

TESI – Training and Education in Social Innovation

Në kuadër të projektit TESI – Training and Education in Social Innovation, mundësuar nga programi Interreg ADRION, me në fokus ndërkombëtarizimin e programeve në nivel masteri, është zhvilluar në Zagreb, Kroaci takimi i parë (First Study Visit,) midis përfaqësuesve të projektit për secilin partner.

Universiteti i Tiranës, Fakultetit i Shkencave Sociale, Departamenti: “Shkenca Politike”, është përfaqësuar në këtë takim nga drejtuesja e projektit  Dr. Marsela Sako, dhe anëtarët Dr. Nysjola Dhoga, dhe Prof. Asoc. Dr. Enis Sulstarova. Diskutime, ide dhe perspektiva të reja në fushën e Inovacionit Social dominuan në këtë takim të parë, që si qëllim final ka hapjen e një Joint Master Programme on Social Innovation (JM).

Stay tuned        www. tesi.adrioninterreg.eu