Projekte që zbatohen në UT - UNIVERSITETI I TIRANËS

Projekte që zbatohen në UT

Universiteti i Tiranës është një nga universitetet e para në Shqipëri që ka vënë në zbatim procesin e ndërkombëtarizimit brenda sistemit të vet akademik. Ndërkombëtarizimi nënkupton përqasjen ndaj synimeve strategjike nëpërmjet partneriteteve dhe bashkëpunimeve si dhe përbën një prirje mbizotëruese si reagim paraprirës ndaj mundësive, sfidave dhe risqeve që shoqërojnë globalizimin.

Fushat e kërkimit kanë për qëllim të përbashkët zhvillimin e arsimit, kulturës, shkencës dhe ekonomisë në shërbim të lirisë e diversitetit të ideve, për ndërtimin dhe konsolidimin e shoqërisë demokratike dhe shtetit të së drejtës, për rritjen e mirëqënies dhe dinjitetit njerëzor, të realizuara me veprimtari të ligjshme dhe transparente. Projektet e bashkëpunimit shkencor dypalësh dhe shumëpalësh bëjnë të mundur shkëmbimin e eksperiencave dhe krijimin e kontakteve për realizimin e përbashkët të aspekteve të ndryshme kërkimore mes studiuesve shqiptarë dhe atyre të vendeve të tjera.

Universiteti i Tiranës vazhdon të rishikojë e të nxisë nënshkrimin e memorandumeve dhe marrëveshjeve dypalëshe dhe shumëpalëshe të mirëkuptimit e bashkëpunimit në fushën e kërkimit shkencor dhe inovacionit me universitete prestigjoze me synimin për të zgjeruar portofolin e programeve bashkëpunuese me cilësi të lartë e me partnerë strategjikë.

Arritjet më të rëndësishme të projekteve të realizuara nga Universiteti i Tiranës në dimensionin e bashkëpunimit ndërkombëtar janë arritur kryesisht në përmirësimin e kurrikulave, rritjen e mundësive të bashkëpunimit për njohuri dhe arritje shkencore mes universiteteve, rritjen e mundësive të kualifikimit të stafit akademik, përmirësimin e infrastrukturës nëpërmjet përvetësimit të pajisjeve specifike të përdorura në zhvillimin e shkencës, zgjerimin e rrjeteve të bashkëpunimit nëpërmjet shkëmbimeve kulturore dhe përvojave ndërmjet pjesëmarrësve, përmirësimin e teknikave të kërkimit në përputhje me standardet më të mira të BE-së dhe krahasimin e tyre me vendet pjesëmarrëse në projekte të ndryshme.

Arritje të tjera kanë kontribuar në inkurajimin e kërkuesve për të bashkëpunuar përtej kufijve dhe sektorëve specifikë si edhe në zhvillimin dhe zbatimin e procedurave shkencore novatore që çojnë në cilësi të lartë arsimore dhe punë kërkimore, qeverisje institucionale, menaxhim dhe modernizim funksional dhe inovacion shoqëror.

 

  • Projekte në zbatim
  1. INTERnationalization at Home: Embedding Approaches and Structures to Foster Internationalization at Western Balkans, – INTERBA
  2. Strengthening university autonomy and increasing accountability and transparency of Western Balkan Universities, STAND
  3. Mainstreaming Environmental Communication through online learning and virtual mobility- Comm-On Environment;
  4. Transforming the Kosovo and Albanian Education System by introducing Digital Technology in teacher education- UP
  5. jOiNEd For sUsTainability – bUilding climate REsilient communities in WB and EU- 1FUTURE
  6. Western Balkan higher educational courses in data  Journalism- WEBJOU
  7. Digital Education Readiness in the field of Higher Education, Derhe
  8. Serious Games for Creativity and Social Cohesion in Teacher Education,- EDUGAME
  9. Sustainable Living Labs for Regional Entrepreneurial Cooperation- GreenWB
  10. Engaging Students for eNhancing internationalization practices in the Adriatic-Ionian Region,- ESN-AIR
  11. EU Integration Process and the Promotion of Human Rights in Albania
  12. Promoting CCA and DRM in the framework of EU Integration
  13. Building capacities for inclusiveness and ownership in the EU accession process of Albania,- OwnEU
  14. Harmonization and standardization of the terminology within the EU Integration context, HSTEUI
  15. Europeanization of public policies in Albania, EPPAL
  16. Raising Awareness of Illicit Financial Flows through Education»- RAIFFE (Kliko këtu për më shumë)
  17. Promotion of European value and European integration process of Albania»- PEEA (Kliko këtu për më shumë)
  18. Developing Management of Public Organizations and European Public Administration in the framework of Albania’s EU Integration»- MPO_EPA (Kliko këtu për më shumë)
  19. Promoting knowledge on EU policy in fiscal administration, climate, and energy topics»- PRO-FACTS (Kliko këtu për më shumë)
  20. Adapting Environmental Economics Curricula within the EU context”- AEEC-EU (Kliko këtu për më shumë)
  21. FinTech and EU Policy»- FinTech-EU-Pol (Kliko këtu për më shumë)
  22. Albanian Protected Areas in the frame of European Union Integration”- ALPAsEU (Kliko këtu për më shumë)
  23. Digital Transformation through Artificial Intelligence, Blockchain, Cybersecurity and Data Protection in the context of EU Integration»- DIGI-ABCD (Kliko këtu për më shumë)
  24. Promoting European Economic Thought in Context of European Integration- PEET-EI
  25. Enhancing knowledge of EU green finance policies in insurance and business valuation- Green FIB
  26. Smart Health for Smart Cities under the EU Integration Framework- SMART-HC
  27. Safe Albanian Digital Society in the context of EU integration- SafeDigitAL-EU
  28. EU Pathways to Engagement in the Western Balkans- EUWB
  29. Challenges of social dimensions of the European Integration Process in Albania- CASOEUAL
  30. The Political and Economic performance of Western Balkans countries in complying with EU conditionality- Perform-EU
  31. Media in Democracy: Awareness and capacities in the EU accession process of Albania- MinDEU
  32. Leading Towards Sustainable Gender Equality Plans in research institutions, – LeTSGEPs
  33. Twinning to boost the scientific and innovation capacity of the Universiteti i Tiranes to develop sustainable nanosensors for water pollution detection- SUSNANO
  34. Skilling researchers for sustainable entrepreneurship based on innovation process management- UP
  35. The Euro MED Suistainable Tourism Community- STC
  36. Science-to- Field: Optimal production of medicinal and aromaticplants (MAPs) in Albania- ALBAMAP
  37. Environmental assessment of the Vjosa riverscape as the basis for an integrated water management and sustainable catchment development– VjoSusDev
  38. Well being together- Occupational therapy, work inclusion and experimentation of independent living for people with mental and psychosocial distress,
  39. Social Work Curriculum strengthened for a highly qualified social workforce able to work, mobilise and change community behaviours
  40. Forcimi i kapaciteteve të studentëve të shkencave sociale dhe profesionistëve të shërbimeve sociale
  41. Lehtësimi dhe mbështetja e zgjerimit të Rrugëve Kulturore të Këshillit të Evropës në Web
  42. Lehtësimi i tregtisë së sigurtë dhe të siguruar duke përdorur teknologjinë ë zbulimit bërthamor- zbulimi i materialeve bërthamore dhe radioaktive dhe kontrabandave të tjera
  43. Biodiversiteti i popullatës së mykut Aspergillus Sect Flavi dhe rreziku i kontaminimit nga mykotoksinat në kulturën e misrit, i prodhuar në Shqipëri, si shkak i ndryshimit klimatik (Kliko këtu për më shumë)
  44. Mikroorganizmat e shoqëruara me grimcat e pezulluara: Një çështje e re e lidhur me cilësinë e ujit të lumenjve (Kliko këtu për më shumë)
  45. Të jetosh në medikamente: Studimi i ndikimit të mundshëm të komponimeve farmaceutike në mjediset ujore detare dhe biotën e tyre në Shqipëri (Kliko këtu për më shumë)
  46. Infodemia në rrjetet sociale Shqiptare: Si mund të parashikohet dhe parandalohet?
  47. Përdorimi i pajisjeve inteligjente në informimin koherent të cilësisë së ajrit
  48. Studimi i pranisë së aflatoksinës B1 dhe aflatoksinave të tjera në drithëra dhe ushqime me bazë drithi në Shqipëri dhe vlerësimi i rrezikut të ekspozimit të popullatës
  49. Zhvillimi i njohurive për nxitjen e angazhimeve të bizneseve në veprimet për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike
  50. Kriminologjia e gjelbër. Dëmi, subjektet dhe viktimat mjedisore sipas legjislacionit dhe praktikës shqiptare
  51. Bioteknologjia dhe të Drejtat e Pronësisë Intelektuale. Refleksione Teorike dhe Praktike të Legjislacionit dhe Jurisprudencës të BE-së dhe Perspektivat e Legjislacionit të R.Sh-së.
  52. Krijimi i një programi të posaçëm për trajtimin e të miturit në konflikt me ligjin në Shqipëri, nga Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti i Tiranës
  53. Përmirësimi I aksesit në drejtësi të grupeve vulnerabël përmes klinikave të ligjit në universitet
  54. Impakti Social i Ekonomisë së Gjelbër mbështetur nga Teknologjia
  55. Sigurimi në bujqësi – Sfidat dhe mundësitë drejt zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor
  56. Didaktika Digjitale e Mësimdhënies/Nxënies dhe Kërkimit Shkencor në UT
  57. Studim nëpërmjet aplikimit të teknikave të avancuara të Biologjisë Molekulare te infeksioneve virale të rrugëve të sipërme respiratore në qarkullim në popullatën Shqiptare në periudhën Janar 2023 –Prill 2024.
  58. Vlerësimi i cilësisë së ujrave dhe citotoksicitetit në Gjirin e Vlorës-për një mjedis të pastër në sherbim të Marikulturës.
  59. Vlerësim i dijeve dhe praktikave etnomjek?sore në krahinat e Libohovës dhe Dropullit, rrethi Gjirokastër.
  60. Merimangat helmuese të Shqipërisë: vejusha e zezë Latrodectus tredecimguttatus, harta e shpërndarjes dhe rëndësia e helmit të saj në rastet e pickimeve
  61. Komponimet organike heterociklike(derivate të imidazolit dhe kripërat kuaternare të amonit)si inhibitorë korrozioni të aliazheve të aluminit (A1) dhe celikut me karbon, në mjedis acid dhe neutral
  62. Integrimi i inteligjencës artificiale në avancimin e kërkimit ndërdisiplinor në Universitetin e Tiranës
  63. Ndikimi i përdorimit të Teknologjisë së Informacionit në mësimdhënien dhe mësimnxënien e Matematikës në arsimin e mesëm shqiptar
  64. Standardizimi në gjuhën shqipe i një instrumenti për vlerësimin e përgjithshëm të shëndetit mendor
  65. Analizë e tregut të punës për profesionistët e punës sociale dhe administrimit të shërbimeve sociale në Shqipëri
  66. Zhvillimi i komunikimeve të marketingut me qëllim përmirësimin e mirëqenies psikologjike të konumatorit në kushte mungese (skarsiteti).
  67. Ngritja e Infrastrukturës për mbështetjen e krijimit të programit të formimit Master në përkthimin e Gjuhës së Shenjave (Kliko këtu për më shumë)
  68. Ndërtimi i infrastrukturës për zhvillimin e kompetencës digitale dhe mjedisore në edukimin biologjik për mbështetjen cilësore në formimin dhe edukimin e vazhduar të mësuesve (Kliko këtu për më shumë)
  69. Krjimi i Njësisë Laboratorike të Kriminalistikës (Kliko këtu për më shumë)
  70. LAB i Integruar i Mediave Digitale (Kliko këtu për më shumë)
  71. Bullizmi në Shkollat Shqiptare: Një perspektivë nga nxënësit, mësuesit dhe prindërit
  72. Përshtatja me Konfliktet: Dinamika e Re e Marrëdhënies BE-Ballkani Perëndimor
  73. Shqipja e së Drejtës
  74. Analizat e Substancave Prioritare në Ujrat e Porteve Kryesore në Shqipëri
  75. Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në këndvështrimin e konkurrueshmërisë dhe eficiencës ekonomike
  76. Bashkëpunimi Universitet – Biznes drejt nevojave të reja të tregut: Kualifikim, Inovacion, Financim, Teknologji (SME – KIFT)
  77. Rëndësia e ratifikimit nga shqipëria të Konventës së Hagës së 2019 “Për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të huaja në çështjet civile dhe tregtare” (Konventa e Vendimeve e HCCH 2019)(Kliko këtu për më shumë)
  78. Dëmi si rezultat i cënimit të emrit, nderit, personalitet, jetës private dhe dëmi i prejardhur, si probleme të rëndësishme reale në të drejtën private sot(Kliko këtu për më shumë)
  79. Zhvillimi i Kriminologjisë dhe sfidat e së ardhmës: rasti i Shqipërisë (Kliko këtu për më shumë)
  80. Trendi aktual i migrimit dhe ndikimi në forcat e punës në Shqipëri(Kliko këtu për më shumë)
  81. Përcaktimi i faktorëve ndikues në kërkesës për arsim në të lartë në Shqipëri. Parashikime dhe sfida(Kliko këtu për më shumë)
  82. Studimi i hendekut të aftësive teknike të sapodiplomuarëve dhe specialistëve të rinj në tregun e punës: Profesionet e Shkencave Ekonomike në Shqipëri(Kliko këtu për më shumë)
  83. Analizë e formimit profesional te menaxherit tipik në turizëm dhe nevojave për pozicionet  kyç tek operatorët turistikë(Kliko këtu për më shumë)
  84. Niveli i edukimit financiar të studentëve(Kliko këtu për më shumë)
  85. Menaxherët e rinj për një ekonomi më të gjelbër (Kliko këtu për më shumë)
  86. Përcaktuesit e inovacionit të gjelbët në firmat shqiptare(Kliko këtu për më shumë)
  87. Vlerësimi i Preferencave të Studentëve Për Punësim Bazuar në Modelet e Zgjedhjes (Choice Based Models)(Kliko këtu për më shumë)
  88. Studimi analitik i natyralitetit të mjaltit vendas mbështetur në profilet e disa parametrave (Kliko këtu për më shumë)
  89. Vlerësimi i cilësisë së ajrit nëpërmjet monitorimit të përqendrimit të grimcave të imta me përmasa 2.5 ?m ne zona urbane, sub-urbane dhe liqenore të vendit tonë(Kliko këtu për më shumë)
  90. Vlerësim sistematik, ekologjik dhe etnobiologjik për rendin orthoptera (karkalecë) në zonën e Vlorës(Kliko këtu për më shumë)
  91. Nanostrukturimi i veshjeve të sipërfaqeve me bazë minerale për rritje të aktivitetit antiviral (COVID-19) (Kliko këtu për më shumë)
  92. Efektet e mikroplastikave në cilësinë e ujit në lumin Erzen dhe detin Adriatik (Kliko këtu për më shumë)
  93. Studimi i ateliesë së Janit dhe Vasilit nga Qestorati, në kuadër të pikturës së shek. XVIII-XIX(Kliko këtu për më shumë)
  94. Hartëzimi i kompetencave kyçe dhe rezultateve të të nxënit në programet e mësuesisë, me fokus formimin e kompetencave profesionale të studentëve të mësuesisë të Universitetit të Tiranës (Kliko këtu për më shumë)
  95. Integrimi ndërdisiplinor i kërkimit shkencor në fushën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja- rritja e kapaciteteve kërkimore shkencore (Kliko këtu për më shumë)
  96. Përdorimi i metodave inovative në ndihmë të kërkimit shkencor, për personelin akademik dhe studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës (Kliko këtu për më shumë)
  97. Studim dhe analizë mbi koherencën dhe standartet e pritshme të specialistëve gjuhësorë në fushën e turizmit në kontekstin shqiptar (Kliko këtu për më shumë)
  98. Krijimi i korpuseve të krahasueshme në fushën e legjislacionit ekonomik dhe juridik (Kliko këtu për më shumë)
  99. Vlerësimi ndikimit të veprimtarisë humane në cilësinë e mjedisit dhe menaxhimi i qëndrueshëm i ligatinave midis dy grykëderdhjeve të lumenjve Shkumbin dhe Seman(Kliko këtu për më shumë)
  100. Informatizimi i shërbimeve në funksion të rritjes së cilësisë dhe në shërbim të zhvillimit të karrierës të stafit e studentëve në Universitetin e Tiranës (Kliko këtu për më shumë)
  101. Pilotimi i krijimit të leksioneve të digjitalizuara për inicimin e një “Qendre profesionale për digjitalizimin e mësimdhënies në Universitet (Kliko këtu për më shumë)
  102. Ideologjia në tekstet shkollore të gjuhës dhe të letërsisë gjatë viteve 1978- 1985 (Kliko këtu për më shumë)
  103. Vlerësim nevojash për fjalor termash për fushën e shkencave sociale (Kliko këtu për më shumë)
  104. Rëndësia e Inteligjencës Artificiale në Formimin Akademik
  105. Qendra Kërkimore Fintech dhe Financna e Qëndrueshme
  106. Modernizimi i kurrikulave dhe mësimdhënies në Programet MP mësuesi në FHF, UT
  107. Përfshirja e praktikave më të mira ndërkombëtare në kurrikulën e programit ekzekutiv mbi anëtarësimin në BE (Kliko këtu për më shumë)
  108. Përmirësimi dhe rritja e infrastrukturës akademike, didaktike dhe kërkimore për realizimin cilësor të programit me Diplomë të Dyfishtë në Shkencat Natyrore dhe Mjedisore, midis Universitetit të Tiranës dhe  Universitetit të Tuscia (Itali) (Kliko këtu për më shumë)
  109. Krijimi i infrastrukturës didaktike-mësimore dhe laboratorike për çeljen e programit të studimit Bachelor në Përkthimin e Gjuhës së Shenjave Shqipe (Kliko këtu për më shumë)
  110. SMART LAB (Kliko këtu për më shumë)

 

  • Projekte të përfunduara
  1. Balkan Med Interregional Innovation Ecosystem for maturing and mainstraming innovative entrepreneurial ideas in Agrifoodsector, – AGROINNOECO
  2. Law and Rights Modules in Teacher Training Programmes, – EDULAW
  3. ICT Networking for Overcoming Technical and Social Barriers in Instrumental Analytical Chemistry Education, – NETCHEM
  4. Enhancement of HE Research Potential contributing to further growth of WB region, – Re@WBC 
  5. Knowledge for risilient society, – K-FORCE
  6. Graduades Advancement and Development of University Capacities in Albania- GRADUA
  7. IT Governance for Albanian Universities – ITG4AU
  8. Preparing and Empowering Youth Leaving in Care- Now What
  9. Towards increased Awareness Responsibilty and shared quality in Social Work – T@SK
  10. Regional Cooperation for the transnational ecosystem sustainable development -RECONNECT
  11. Optimization of decentralized domestic wastewater treatment and sanitation via Constructed Wetlands, – DOMUS_CW
  12. Realizimi i audioguidave për muzeun “Shtëpia e Gjetheve”
  13. Mjetet gjuhësore dhe strategji të komunikimit për vlerësimin e trashëgimisë kulturore kombëtare materiale dhe jomateriale
  14. Certifikimet dhe testet zyrtare të gjuhes frenge: parimet, organizimi, vlerësimi
  15. Diversity of Enforcement titles in cross-border debt collection in the EU, – EU_EN4S
  16. Enhancing Enforcement under Brussels Ia, – EN2BRIa 
  17. Train to enforce, – Train 2 EN4CE
  18. Migrants. Analysis of media discourse on migrants in Poland, The United Kingdom, Ukraine, Albania and Czech Republic, – MAD
  19. Preparing the social care workforce for a new system of social care delivery at a local level
  20. Përgatitja dhe Aktivizimi i Nanomaterialit Ilmenit si dhe Vlerësimi i Efikasitetit në Përdorimin e tij për Pastrimin e Tokave të Ndotura nga Metalet e Rënda
  21. Përmirësimi i infrastukturës së Laboratorëve të Inxhinierisë Kimike me infrastrukturë kompjuterike për simulim dhe optimizim si dhe për impjante pilot eksperimentale për procesin mësimor dhe kërkimin shkencor
  22. Transferimi i Dijes dhe Inovacioni Dixhital ndërmjet Austrisë dhe Shqipërisë
  23. Vlerësimi i llojeve të ralla dhe të rrezikuara të bimëve dhe invertebrorëve si dhe habitateve të tyre në zonat malore të qarkut Korçë, Berat dhe Vlorë
  24. Ngritja e Laboratorit të Analizave të Materialeve dhe Teknologjive në Arkeologji dhe Trashëgimi Kulturore
  25. Ngritja e Laboratorit të Spektroskopisë Raman për studimin e mikroplastikave në ekosistemet detare dhe të ujrave të ëmbla
  26. Pasurimi i Laboratorit të Kulturave in-vitro, FSHN, UT në shërbim të prodhimit masiv dhe cilësor të kulturave dru-frutore të kërkuara nga fermerët
  27. Monitorimi i ndotësve toksikë në ajrin e ambientit të Tiranës dhe Elbasanit, Shqipëri
  28. Vlerësimi i llojeve dhe diversiteti i komunitetit të molusqeve ujore të liqeneve karstike të Belshit në Shqipërinë Qëndrore duke përdorur taksonominë integruese
  29. Karakterizimi molekular i komuniteteve bakteriale të liqeneve të kripura bregdetare: teknika të avancuara për bio-rikuperimin e ujrave të ndotura
  30. Infodemia në rrjetet sociale Shqiptare: Si mund të parashikohet dhe parandalohet?
  31. Prania, identifikimi dhe karakterizimi i plastikës/mikroplastikës në sistemet lagunore në Shqipëri dhe efektet e mundshme në shëndetin e botës së gjallë – një qasje e përgjithshme 
  32. Resilience and European Integration for the Western Balkans
  33. The Albanian Society towards full integration into the European family
  34. Promotion of the Cyber Hygeine E-Learning Course at the University of Tirana
  35. Academic Initiative against Illicit Financial Flow activities
  36. Traitement automatique des langues (TAL): Les outils informatiques dans le traitement de la langue: leur manipulation et utilisation en français appliqué
  37. Consortium d’innovation pour construire des communautes participatives dans les universites d’Europe Centrale et Orientale” (Konsorciumi i Inovacionit për Ndërtimin e Bashkësive Pjesëmarrëse në Universitetet e Evropës Qëndrore dhe Lindore) 
  38. Preparing the social care workforce for a new system of social care delivery at a local level
  39. Përdorimi i pajisjeve inteligjente në informimin koherent të cilësisë së ajritPërdorimi i pajisjeve inteligjente në informimin koherent të cilësisë së ajrit
  40. Fjalor shkollor i ilustruar (për moshat 5-11 vjeç)
  41. Kompetencat digjitale në IAL-ve publike në Shqipëri. (DIGJIKOMP-AL)
  42. Ndërveprimi Universitet- Sipërmarrje si një instrument strategjik për transferimin reciprok të dijeve
  43. Sjellja Politike dhe Personaliteti
  44. Monitorimi i ndotësve toksikë në ajrin e ambientit të Tiranës dhe Elbasanit, Shqipëri
  45. Vlerësimi i llojeve dhe diversiteti i komunitetit të molusqeve ujore të liqeneve karstike të Belshit në Shqipërinë Qëndrore duke përdorur taksonominë integruese
  46. Resilience and European Integration for the Western Balkans
  47. The Albanian Society towards full integration into the European family
  48. MSc course in STEAM education- STEAMedu
  49. Business driven problem-based learning for academic excellence in geoinformatics / GEOBIZ
  50. Sustainable development  of BLUE economies through higher education and innovation in Western Balkan  Countries  BLUEWBC
  51. Faces from the past: The fight for freedom and democracy during the regime of Hoxha, FACEUP
  52. Skadar Lake without chemical pollution- SOLUTION
  53. Training and Education in Social Innovation – TESI
  54. Adrion Trasnational Master on Renewable Energy- ADRION TRAINNE
  55. SEctor Adaptive VIrtual Early Warning System for marine pollution”- SEAVIEWS
  56. Fakespotting
  57. Aspekte të menaxhimit të specialistëve të Shërbimit të Provës në Shqipëri: nën perspektivën e Rregullave të Tokyos, UT-KEI
  58. Emigrimi afatgjatë dhe kontributi I tij në progresin ekonomik dhe social të vendit, UT-KEI
  59. Teknologjitë e reja në mësimdhënien e letërsisë, UT-KEI
  60. Pedagogjia e trajtimit automatik të gjuhëve (PeTAG), UT-KEI
  61. Vlerësimi i Impaktit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për Reformat Qeverisëse Sektoriale në kuadër të Procesit të Integrimit Evropian,- AKKSHI PKKZH 2022-2023
  62. Vlerësim i rolit të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në rritjen e transparencën dhe besimit të publikut në sitemin e Drejtësisë,- AKKSHI PKKZH 2022-2023
  63. Përdorimi i teknologjive dixhitale për përmirësimin e njohjes dhe promovimit të biodiversitetit në vendin tonë. Rast studimor (Klasa insecta; Rendi Odonata), AKKSHI PKKZH 2022-2023
  64. Etika Universitare, digjitalizimi dhe agora institucionale dhe humane, AKKSHI PKKZH 2022-2023
  65. Investimet në “Energji të gjelbër”: Impakti në biznes përmes implementimit të SDG-ve, AKKSHI PKKZH 2022-2023
  66. Ndërveprimi Universitet- Sipërmarrje si një instrument strategjik për transferimin reciprok të dijeve, AKKSHI PKKZH 2022-2023
  67. Etika Universitare, digjitalizimi dhe agora institucionale dhe humane, AKKSHI PKKZH 2022-2023
  68. Promovimi i Trashëgimisë Kulturore dhe nxitja e turizmit rajonal nëpërmjet aplikimit të metodave të studimit arkeologjik në qendrën e fortifikuar të Persqopit përgjatë luginës së lumit Erzen, AKKSHI PKKZH 2022-2023
  69. Aplikimi I ICT në mësimdhënien e teknologjive të informacionit, AKKSHI PKKZH 2022-2023
  70. Sjellja Politike dhe Personaliteti (AKKSHI), Bilaterale Kosovë
  71. Zhvillimi i kompetencave digjitale të mësuesve për përdorimin e teknologjisë në fusha të ndryshme të kurrikulës së arsimit parauniversitar, AKKSHI PKKZH 2022-2023
  72. Fuqizimi i infrastrukturës laboratorike në biologjinë e ruajtjes, AKKSHI PIKSH 2022
  73. Pajisja e Laboratorit të akuakulturës, FSHN, UT, në shërbim të mësimdhënies cilësore dhe përparimit të teknikave të kërkimit në Bioteknologji, AKKSHI PIKSH 2022
  74. Studimi i mykotoksinave në drithëra të prodhuar në Shqipëri. Vlerësimi i rrezikut të kontaminimit dhe ekspozimit të populates, AKKSHI PIKSH 2022
  75. Karakterizimi molekular i komuniteteve bakteriale të liqeneve të kripura bregdetare: teknika të avancuara për bio-rikuperimin e ujrave të ndotura, AKKSHI Bilaterale Itali 2021-2022
  76. Prania, identifikimi dhe karakterizimi i plastikës/mikroplastikës në sistemet lagunore në Shqipëri dhe efektet e mundshme në shëndetin e botës së gjallë – një qasje e përgjithshme,- AKKSHI PKKZH 2021-2023
  77. Consortium d’innovation pour construire des communautes participatives dans les universites d’Europe Centrale et Orientale
  78. Soutien aux Equipes de recherche en Europe centrale et orientale; – INTICE SER-ECO, AUF
  79. Zhvillimi I infrastrukturës në shërbim të fuqizimit të kërkuesve të rinj dhe të studentëve (Developing infrastructure to serve the empowerment of young researchers and students), – MAS- Projektet e përbashkëta në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, për vitin akademik 2022-2023
  80. Ndërkombëtarizimi I Programeve të Studimit në Departamentin e Informatikës, – MAS- Projektet e përbashkëta në kuadër të ndërkombëtarizimit të programeve të studimit, për vitin akademik 2022-2023